Partia Demokratike italiane, partia më e madhe e majtë, e drejtuar deri pak më parë nga Matteo Renzi, i larguar pas humbjes turpëruese në zgjedhje duket se po vazhdon të braktiset nga italianët.
Të paktën kështu duket kur shikon tubimin e fundit të organizuar vetëm dy ditë më parë në Romë me objekt luftën kundër racizmit.
Duke dashur të dalin kundër qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, për politikat e tij kundër emigrantëve, PD-ja italiane ka organizuar në 31 korrik një protestë në kryeqytetin italian.
Por pjesëmarrja e qytetarëve në këtë tubim ka lënë për të dëshiruar.
Kjo ka bërë që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Maurizio Martina të tërbohet me organizatorët.
‘Affaritaliani’ shkruan në faqen ueb, se nuk është normale të shohësh se si personazhe që deri dje ishin ministra në qeverinë italiane, të braktisen në këtë mënyrë nga populli.