Një burrë është arrestuar pasi ka përplasur makinën me barrierat e sigurisë të vendosura jashtë godinës së Parlamentit, duke lënë të plagosur disa persona, njofton policia.
Incidenti ndodhi rreth orës 07:37 minuta me orën lokale.
Policia ka rrethuar të gjithë rrugët ndërsa policë të armatosur, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Gjithashtu është mbyllur dhe sheshi para Parlamentit.