Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë për numrin e viktimave pas rrëzimit të urës Morandi në Gjenova të Italisë. Mendohet se deri më tani ka rreth 22 viktima, mes tyre edhe një fëmijë.
Ura Morandi, që lidhte Gjenovën me aeroportin e saj u shemb mesditën e sotme është pjesë e autostradës A10 dhe nga 1182 metra që është e tërë gjatësia e saj janë shembur rreth 200 metra.
Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë industriale që ndodhej poshtë ndërsa pjesa tjetër ka rënë mbi banesa. Në vend kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie.