Një ngjarje e jonormale ka ndodhur në Payson të SHBA-ve, ku [piloti Duane Youd, 47 vjeç ka gjetur vdekjen pasi përplasi me dashje aeroplanin në shtëpinë e tij.
47-vjeccari mori vendimin disa orë pasi u arrestuar për sulm ndaj gruas në një kanion afër shtëpisë ku çifti shkoi për të folur mbi problemet e tyre.
Duane Youd nga Utah e përplasi avionin me të cilin po fluturonte në shtëpinë e tij dhe mbeti i vdekur nga incidenti.
Ai pilotoi Cessna Citation Jet 525 nga një aeroport aty pranë.
Ndërsa gruaja e tij Sandy dhe djali arrtën që të dilnin nga shtëpia dhe i mbijetuan sulmit pavarëisht se pjesa e përparme e shtëpisë dykatëshe u përfshi nga flakët.
Përplasja ndodhi rreth orës 2.30 të hënën në Payson, një qytet me rreth 20.000 banorë 60 milje në jug të qytetit të Salt Lake.