I vonuan shërbimin mjekësor të afërmit, gruaja djeg spitalin

Tuesday, 14 August 2018 18:46

Më shumë se 100 pacientë dhe punonjës u evakuan nga një spital në Ishujt Kanarie të hënën natën pas një zjarri të shkaktuar nga një e afërme e një personi që po merrte trajtim atje, tha shefi i shëndetësisë rajonale.

Asnjë prej 124 pacientëve dhe 28 punonjësve të spitalit në atë kohë, nuk u lënduan, por zjarri nxiti skena kaotike të njerëzve që vraponin jashtë ndërtesës së djegur.

“Ajo që dimë është se dikush shkoi në polici dhe mori fajin për atë që ndodhi”, tha drejtori i shërbimit shëndetësor rajonal, Conrado Dominguez në një konferencë shtypi duke shtuar: “Ky person ishte e afërmja e dikujt që po merrte trajtim”.

Policia e zonës raportoi se kishte arrestuar një grua si të dyshuar për zjarrvënien, veprim që kishte ardhur pasi të afërmit të saj po i vonohej ndihma mjekësore.

“Ata nuk u kujdesën për të afërmin dhe ajo mori një çakmak dhe një shishe oksigjeni dhe e ndezi atë”, tha një dëshmitar për gazetën El Pais.

Login to post comments