Kërkimet për të mbijetuar të tjerë të katastrofës në Genova me dhjetëra të vdekur janë pezulluar. Media italiane Repubblica shkruan se kërkimet dhe operacionet e gërmimit janë ndërprerë rreth orës 13:00 pasi rrezikonte të shembej edhe një pjesë tjetër e urës në zonën e rrugës “Campi”.
Menjëherë pas lajmërimit të rrezikut zjarrfikësit kanë nisur verifikimet për qëndrueshmërinë e urës.
Dy nga tre zonat e kërkimit janë pastruar. Shkatërrues impakti në rrugë me ndikim në të gjithë zonën liguriane të autostradës. Është kërkuar gjendja e emergjencës kombëtare dhe lutja e Papës për viktimat.