Edhe pse ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat për gjetjen e të mbijetuarve shpresat nuk janë shuar ende në Genova.
Megjithatë bilanci i viktimave vijon të rëndohet, duke shkuar në 39. Mes tyre 3 janë fëmijë.
Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur se deri më tani 5 trupa të pajetë janë të paidentifikuar. Janë 16 njerëz të plagosur, mes të cilëve 12 në gjendje të rëndë.