18 nga 41 viktimat e katastrofës së ndodhur në qytetin e Genovas të Italisë do të përcillen sot për në banesën e fundit, në funeralin shtetëror që do të mbahet në praninë e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.
Shumë prej familjarëve të viktimave në fakt, kundërshtuan funeralin shtetëror, ndërsa 20 viktima u varrosën dje në rite private, shkruan ‘Tgcom’. “Nuk duam një ceremoni farsë”, tha dje babai i një prej 4 viktimave nga Torre del Greco.
Ndërsa, dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare pas tragjedisë së rëndë që goditi Genovan më 14 gusht, ku shteti italian do të ulë flamujt në gjysmë shtizë. Sakaq, nën rrënojat e urës Morandi janë ende forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat vijojnë punën për gjetjen e të tjerë personave që rezultojnë të zhdukur, ndërsa gjatë natës nxorrën 3 anëtarë të një familje, duke e cuar bilancin e viktimave në 41.