Gjermania po mban zi për viktimat e një sulmi racist. Një person i armatosur vrau nëntë persona në qytetin Hanau. Tobias Rathjen ishte një ekstremist i djathtë. Ai vrau kryesisht emigrantë. Më pas qëlloi mbi nënën e tij dhe veten. Gjermania është ende nën shok
Nga Franz Josef Wagner, BILD
Dhimbje, zbrazëti, errësirë. Asnjë fjalë nuk mund t’ju ngushëllojë dot.
E imagjinoj se si duhet të jetë nëse do duhet t’i bija ziles së derës së një nëne për t’i thënë se djali i saj është vrarë nga një racist gjerman.
Çfarë duhet t’i them asaj? Ai e kishte përhapur urrejtjen e tij në internet.
I gjithë mllefi i tij gjendet në internet. Përse nuk e kishim njohur më parë? Përse nuk e kishim izoluar në psikiatri?
Sa shumë dhimbje, zbrazëti dhe errësirë. Ne duhet të pastrohemi te e keqja. Ne duhet të sqarojmë se si erdhi kjo e keqe te këta njerëz. Duhet ta bëjmë për viktimat.