Persona të paidentifikuara kanë qëlluar me breshëri të shtënash me armë zjarri, ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, Turqi.
Mësohet se të shtënat u nisën nga një makinë në lëvizje e sipër. Disa plumba goditën vendin e rojës, por fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar.
Të shtënat u shënuan rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm, në portën e gjashtë të ambasadës. Targat e automjetit nuk është identifikuar, ndërkohë që po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë.
Në videon më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes.