Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura në Kerala të Indisë, arriti në 386.
Deri tani, 220 mijë persona janë vendosur në qendrat e strehimit për shkak të reshjeve që vazhdojnë që prej 12 ditëve.
Përmbytjet e shkaktuara nga musonet kanë prekur 12 rajone. Këtë vit, në shtatë shtete të Indisë gjatë sezonit të shirave musonikë, kanë humbur jetën mbi 1 000 persona.
Instituti Meteorologjik i Indisë njoftoi se prej nesër reshjet do të zvogëlojnë intensitetin.