Qeveria e Ekuadorit njoftoi se do të hapë dyert me Venezuelën duke krijuar kështu një korridor humanitar në kufirin mes dy vendeve, për t`i hapur rrugën kështu emigrantëve të dëshpëruar të cilët braktisin vendin në një kohë që kriza ekonomike është bërë e papërballueshme, me urinë që ka mbërthyer thuajse çdo familje.
Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, në një konferencë të posaçme për shtyp deklaroi se, nuk është njerëzore të lejosh miliona njerëz të largohen nga vendi si pasojë e një krize politike dhe ekonomike. Vlerësohet se 600 mijë venezuelianë kanë hyrë në territorin e Ekuadorit vetëm gjatë këtij viti, me 80% prej tyre që e përdorin thjesht si rrugë tranziti drejt Perusë apo vendeve të tjera.
Korridori humanitar do të jetë i hapur vetëm për emigrantët e paligjshëm, pra at që nuk kanë një pasaportë. Sa i përket krizës venezueliane, qeveria e Ekuadorit është e mendimit se mungon vullneti për ta zgjidhur atë. Ekuadori po punon për një takim rajonal në Shtator për t`i dhënë një zgjidhje krizës venezuelaine të refugjatëve.