“Të vendoset drejtësia në vend”. Ka qenë ky mesazhi i Papa Franceskut teksa është lutur sot për falje për abuzimin seksual të fëmijëve nga ana e klerikëve.
Teksa ndodhet në udhëtimin historik në Republikën e Irlandës ai tha se askush nuk mund të mos preket nga historitë e atyre që kanë pësuar abuzim, u është rrëmbyer pafajësia dhe kanë mbetur të shënjuar nga kujtime të dhimbshme.
Kjo është vizita e parë e një pape në Irlandë në 39 vite. Vizita koiçidon me një event global katolik, takimin botëror të familjeve, që mbahet çdo tre vite.