Nuk kanë fund ngjarje të tilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Jacksonville të SHBA-ve, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë vdekur 4 persona.
Ngjarja ka ndodhur brenda një kompleksi ku po zhvillohej turneu i video-lojërave. Ndërkohë që raportohet se ka dhe persona të plagosur.