×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bullizmi dhe homofobizmi çojnë 9-vjeçarin në vetëvrasje

Tuesday, 28 August 2018 11:12

Një djalosh 9-vjeçar është vetëvrarë, duke i dhënë kështu fund 4 ditëve rresht nën presionin e bullizmit homofobik në një shkollë të Denverit, në Colorado, siç pretendon e ëma e tij.

Leia Pierce tha për një televizion lokal se i biri, Jamel Myles i kishte rrëfyer asaj gjatë verës se ishte gej. Nëna rrëfen se Jamel donte të shkonte në shkollë dhe t’u thoshte shokëve të klasës se ishte “krenar” që ishte gej.

Drejtoria Arsimore e Denverit (DPS) njoftoi se menjëherë kishte vënë në dispozicion psikologë për nxënësit e shkollës fillore ku mësonte edhe Jamel. Ka qenë vet sistemi arsimor, ai që u kishte dërguar një letër familjarëve të tyre të premten, duke i informuar për shërmbimin e psikologut për nxënësit.

Letra, që i shkoi edhe familjes së të ndjerit, thoshte se vdekja e Jamelit “ishte një humbje e papritur për komunitetin e shkollës sonë”, e më tej u ofronte prindërve një manual të shenjave të stresit, për të cilat prindërit duhej të tregonin kujdes nëse i vërenin te fëmijët e tyre.

“Qëllimi ynë është të jemi në krahun tuaj në përhapjen e këtij lajmi me fëmijët tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, me sa mbështetje që do t’iu duhet, kështu që lerini komplekset mënjanë dhe na shkruani nëse doni udhëzime sesi ta përballoni këtë situatë”.

Zëdhënësi i Drejtorisë Arsimore, Will Jones tha se mësuesit “janë duke krijuar hapësirat për studentët, për të ndarë së bashku ndjenjat e tyre dhe për të menaxhuar emocionet e tyre”. Edhe mësues të niveleve më të larta do të kontaktojnë familjet individualisht, për të kontrolluar fëmijët e tyre.

“Prioriteti ynë tani është të kujdesemi për të gjitha shqetësimet e shkaktuara nga ky rast, t’i ruajmë të gjithë studentët tanë dhe të bëjmë gjithçka të mundshme për faktet rreth kësaj humbjeje tragjike”, tha ai.

Policia e Denverit po heton vdekjen e djaloshit si vetëvrasje. Trupi i pajetë i tij u gjet në shtëpi, të enjten, sipas deklaratës së Pierce për mediet lokale. Ai sapo kishte nisur të frekuentonte shkollën fillore për këpucar, të hënën.

“Djali i kishte thënë vajzës sime më të madhe se, shokët në shkollë i kishin thënë të vriste veten. Ndihem keq përse nuk erdhi tek unë të ma thoshte këtë. Jam shumë e irrituar që ai e mendoi realisht këtë si një opsion zgjidhjeje”, rrëfen e ëma.

Ajo tha gjithashtu se, kur djali i kishte thënë së motrës se ishte gej, ai u duk “shumë i frikësuar”, por ajo e kishte garantuar se do ta donte sërish atë si vëlla. Pierce kërkon tashmë që vdekja e djalit të saj të rrisë ndërgjegjësimin ndaj efekteve të bullizmit./TCH

Modifikuar më Tuesday, 28 August 2018 11:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...