×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Trump i pakënaqur me Sessions: Nuk kam Prokuror të Përgjithshëm

E mërkurë, 19 September 2018 21:54

Unë nuk kam një prokuror të përgjithshëm – është shprehur presidenti amerikan donald trump, në atë që është padyshim sulmi më i ashpër dhe më i drejtpërdrejtë ndaj Jeff Sessions.

Në një intervistë dhënë një televizioni amerikan, Trump ka kritikuar vendimin e sessions për t’u tërhequr nga hetimi mbi ndikimin e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e 2016.

Trump tha se ishte i pakënaqur edhe me reagimin e Sessions ndaj emigracionit.

“Jam shumë i pakënaqur me Jeff. Shumë i zhgënjyer. Për sa i përket mundësisë së shkarkimit, do të shohim cfarë do të ndodhë…shumë njerëz më kanë kërkuar ta bëj këtë”, u shpreh Trump.

Vetë Prokurori i Përgjithshëm, nuk i është përgjigjur ende komenteve të Trump. Pasi presidenti kritikoi Sessions, muajin e kaluar, dy senatorë republikanë lanë të kuptohej se ata do të mbështesnin Trump nëse do të shkarkonte Sessions pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor.

Sidoqoftë, republikanë të tjerë thanë se kjo do të ishte një lëvizje e gabuar dhe se e mbështesnin prokurorin. Sessions ka qenë mbështetës i fushatës presidenciale të Trump që në fillime, por ai u vetëpërjashtua nga hetimi mbi Rusinë, që momentalisht është fokusuar edhe tek mundësia që Trump ka tentuar të pengojë drejtësinë.

Në njoftimin për tërheqjen e tij nga hetimi, në 2017, Sessions citoi një konflikt të mundshëm interesi dhe ia la kontrollin zëvendësit të tij, Rod Rosenstein. Vetë presidenti insiston se nuk ka pasur asnjë përzierje mes fushatës së tij dhe Rusisë dhe mohon akuzat se është përpjekur të pengojë drejtësinë.

Login to post comments