Një tjetër samit i udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendime të tjera më të rëndësishme, që nga Brexit-i, migracioni dhe drejtimi i ardhshëm i bllokut. Ndoshta ka më shumë gjasa që të ketë shtyrje në marrjen e këtij vendimi.
Këtë herë takimi është në vendlindjen e kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart, në Salzburg të Austrisë, nën hijen e alpeve. Muzika e Mozartit ishte clasike në stil, por plot kompeksiket kontrapuntal (muzikë që ka dy ose më shumë linja melodie) dhe në samitin e Salzburgut udhëheqësit e BE do të përballen edhe një herë me linjat “melodike” që shtyjnë njëra-tjetrën, por pa aftësitë e kompozitorit për t’i grupuar ato në një harmoni të përgjithshme.
Në Salzburg do të përballen dy kampe kundërshtare, njëri i drejtuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili do të lobojë për reforma ambicioze për nxitjen e integrimit mes vendeve anëtare dhe për të centralizuar qeverisjen ekonomike. Grupi tjetër drejtohet nga Presidenti i Hungarisë, Viktor Orban dhe udhëheqësit me prirje të njëjta nga Austria, Italia dhe Polonia, të cilët kërkojnë t’i jepet fund imigracionit nga jashtë në Evropëme këmbënguljen për fleksibilitet më të madh për qeveritë e shteteve të veçanta, që Brukseli të ketë sa më pak ndërhyrje tek ato.
Si hije mbi takim do të qendrojnë edhe zbulimet e turpshme, se ish politikanë evropianë, përfshirë një ish kanceral austriak dhe një ish kryeministër italian, ishin rekrutuar, pas largimit nga posti të ish shefit të fushatës së Presidentit Donald Trump, Paul Manafort, për të lobuar fshehurazi në Shtetet e Bashkuara në emër të Viktor Yanukovych, udhëheqësi i Ukrainës i mbështetur nga Kremlini, para se një kryengritje popullore ta rrëzote atë nga pushteti. Ky grupim i politikanëve evropianë është bërë i njohur si “Grupi Hapsburg”. Paul Manafort pranoi fajësinë para disa ditësh, për dy akuza kriminale të ngritura ndaj tij nga Prokurori Special Rober Mueller.
Përpjekjet lobuese janë bërë pjesë e çështjes ligjore të zotit Mueller kundër ish shefit të fushatës së Presidentit Donald Trump, por ngrenë gjithashtu pikëpyetje në Evropë, mbi integritetin e asaj që disa analistë e përshkruajnë si “klasa sunduese”, e karakterizuar nga gatishmëria e disa prej pjesëtarëve të saj, për të përfituar nga postet që mbanin më parë dhe për mbushur xhepat, përmes lobimit në emër të interesave që ata kundërshtonin kur ishin në detyrë, duke ndikuar tek përbuzja populiste për BE-në.
Britanikët po shpresojnë që samiti në Salzburg të çbllokojë përpjekjet për Brexitin dhe për të siguruar një marrëveshje për largimin nga BE, që Kryeministrja Theresa May të kënaqë partinë e saj konservatore të përçarë dhe Dhomën e Ulët të Parlamentit.
Mosmarrëveshja ka karakterizuar negociatat e gjata dhe shpesh të bllokuara për Brexit-in, por gjatë ditëve të fundit, negociatorët evropianë duket se i kanë zbutur tonet, në atë që duket si një mbështejte për zonjën May, vetëm pak ditë para një konference të konservatorëve britanikë, ku mund të mbillet fara e sfidës ndaj udhëheqjes së saj, ku mes të tjerësh është edhe ish ministri i saj i jashtëm, Boris Johnson.
Kryenegociatori evropian Michel Barnier, ka lënë të kuptohet për mundësinë e një marrëveshjeje brenda dy muajsh, ndërsa është shprehur në mënyrë jo fort të qartë, se si kundërshtarët e negociatave janë 80 përqind në marrëveshje me njëri tjetrin.
Presidenti i Komisionit Evropain Jean-Claude Juncker shmangu retorikën mbi Brexit-in në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian këtë muaj, mbi gjendjen e bllokut. Njoftohet se Angela Merkel është e gatshme për një marrëveshje për Brexit, në mënyrë që BE të përqendrohet në çështje që mund të jenë më të rrezikshme për kohezionin e bllokut, siç janë mosmarrëveshjet për politikat e migracionit dhe sfidat për sundimit të ligjit, që janë ngritur nga udhëheqësit populistë në Itali, Hungari dhe Poloni.
Të hënën, Polonia u ndalua të merrte pjesë në punimet e një organi të BE-së, që përfaqëson institucionet e drejtësisë së vendeve anëtare. Polonia akuzohet për erozion në pavarësinë e gjyqësorit, pas ndryshimeve të paraqitura nga qeveria e djathtë e partisë “Ligj dhe Drejtësi”.
Brukseli ka kërcënuar me sanksione të mëtejshme lidhur me ato që i quan “kërcënime sistematike” ndaj sundimit të ligjit në Poloni, pas një spastrimi të Gjykatës së Lartë, përmes nxjerrjes së detyruar në pension të një të tretës së gjykatësve. Presidenti polak Andrzej Duda i hodhi poshtë kërcënimet e bllokut, duke u thënë mbështetësve të tij këtë javë gjatë një tubimi në jug të Polonisë se, “ata duhet të qëndrojnë larg nesh dhe të na lënë ta rregullojmë Poloninë.”
Sipas një deklarate nga zyrtarët gjermanë dhe austriakë, Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë dhe Kancelari Sebastian Kurz i Austrisë diskutuan të hënën, para takimit të lartë, mbi rëndësinë e largimit të menjëhershëm të Britanisë nga BE, pa arritjen e një marrëveshje tregtare. Largimi pa marrëveshje, u shprehën ata, do të dëmtonte më shumë Britaninë por do të kishte një ndikim negativ në disa prej shteteve të bllokut. “Ndajmë të njëjtin qëndrim, se duhet të bëjmë gjithçka për të menjanuar Brexit pa marrëveshje”, - u shpreh kancelari austriak.
Britanikët shpresojnë që udhëheqësit evropianë do t’i zbusin udhëzimet për ekipin negociator të bllokur, për të bërë lëshime ndaj “Planit Chequers” të kryeministres britanike. Plani i saj parasheh që firmat britanike të kenë qasje të lirë në tregjet e bllokut për mallrat, por jo për shërbimet. Në këmbim, Britania do të pranonte disa vendime nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, si dhe standarte të përbashkëta dhe rregullatorët e prodhimit..
Por ende ka një rezistencë të konsiderueshme nga Brukseli mbi planin e kryeministres britanike, për të cilin u ra dakord nga kabineti i saj në rezidencën e kryeministres në fshat, të quajtur si “Chequers” . Zyrtarët e bllokut dhe shtetet anëtare e shohin propozimin e saj si një zgjedhje për përfitime vetëm për britanikët, gjë që mund të shërbejë si shembull që edhe vendet e tjera anëtare të ndjekin këtë shembull. Ata shqetësohen se Britania mund të bëhet një vend joshës kur të vendosen kompanitë joevropiane, kryesisht nga Azia, të nxitura nga marrëveshje për taksa të ulëta dhe që të kenë qasje të privilegjuara në bllok.
Zyrtarisht, samiti në Salzburg është një takim jozyrtar i udhëheqësve të bllokut pa fuqi ligjore, për të marrë vendime detyruese. Duke zhvilluar një takim për të trajtuar çështjet, udhëheqësit shpresojnë që mospajtimet për migracionin, të ardhmen e bllokut dhe Brexit-in, të mos shihen si hapa prapa për BE-në.
“Takimi ofron mundësinë për të qartësuar gjërat dhe për të folur më sinqerisht, pa patur pritshmëri”, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar i bllokut. Çdo vendim që merret jo-zyrtarisht, mund të zyrtarizohet në një takim tjetër zyrtar që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm, shtoi ai.
Askush nuk pret përparim për çështjen e migracionit. Sa herë që udhëheqësit e bllokut debatojnë për politikën e migracionit, mosmarrëveshejt duket se thellohen.
Propozimet e fundit, ku përfshihen plane për “qendra të kontrolluara” brenda bllokut, për të shqyrtuar rastet e migrantëve, si dhe për krijimin e “platformave rajonale të zbarkimit” për migrantët në Afrikën e Veriut, janë kritikuar si nga populistët, edhe nga liberalët.
Populistët argumentojnë se qendrat duhet të jenë të izoluara, sepse nëse kampet janë hapura, imigrantët mund të largohen. Liberalët druhen se kampet e mbyllura mund të bëhen pre abuzimesh. Ata marrin si shembull qendrat që veprojnë në ishujt grekë, ku kushtet e rënda të imigrantëve janë dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe nga Kombet e Bashkuara.
Komisioni i Bashkimit Evropain, po ashtu po kërkon krijimin e një “force të vërtetë kufitare” dhe në qershor propozoi forcimin e Agjencisë Kufitare dhe vijën detare të krijuar në vitin 2016, me një personel prej 10 mijë rojesh. Kritikët thonë se kufiri i bllokut është shumë i madh për t’u sigurohet me efikasitet. Disa shtete anëtare nuk pajtohen që policia e BE-së të marrë kontrollin e kufirit, duke preferuar që vetë shtetet ta bëjnë këtë, pa ndërhyrjen e Brukselit.
Pjesa më e famshme nga Mozarti për kuartetin e harqeve nr.19, njihet si “dezonancë”, për shkak të hapjes mjaft të ngadalshme të pjesës. Kjo pjesë nuk është zgjedhur për t’u luajtur në takimet zyrtare gjatë samitit në Salzburg.