Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje Britanisë së Madhe të prezantojë propozime të reja me qëllimin që Londra dhe Brukseli të çojnë përpara negociatat mbi Brexit.
”Në veçanti, BE dëshiron të dijë nga Londra se a mund të jetë në gjendje të trajtojë çështjen e kufirit me Irlandën e Veriut”, theksoi ai.
Të dyja palët duan të gjejnë një marrëveshje, pasi zgjidhja do të ruante tregtinë e lirë, shërbimet, punëtorët dhe kapitalin përtej kufirit irlandez, pa marrë parasysh se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare mbi Brexit.
“Ne kemi nevojë për propozime nga Londra”, tha Macron.