Jose Aldo ka sfiduar edhe njëherë McGregor për një sfidë tjetër midis tyre.
Braziliani ka përdorur rrjetet sociale për t’i kërkuar një sfidë irlandezit, i cili humbi titullin kampion në ndeshjen e fundit ndaj Khabib Nurmagomedov.
32-vjeçari bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:
Nuk ke ku futesh. Ka ardhur koha për revansh.”
McGregor dhe Jose Aldo janë përballur në vitin 2015, por irlandezi arriti të fitonte në vetëm 13 sekonda.
Aldo nga ana e tij është rikthyer tek fitorja pas asaj humbje, duke mposhtur Jeremy Stephens në Kanada.
Nuk dihet nëse kjo sfidë do të ndodhë, pasi McGregor po kërkon sërish revanshin ndaj Khabib, por mund të duhet të zhvillojë një ndeshje tjetër para se të përballet përsëri me rusin.