Presidenti i Jugut, Moon Jae-in, optimist për paqen koreane

Premte, 12 October 2018 09:58

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in ka thënë se është thjesht çështje kohe, teksa ka folur për BBC-në, përpara se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut të deklarojnë fundin e gjendjes së luftës në gadishullin Korean.

Lufta në fakt ka përfunduar që prej vitit 1953, me një marrëveshje armëpushimi, por një traktat paqeje nuk është nënshkruar kurrë prej atëherë.

Moon, djali i një refugjati koreano-verior, tha gjithashtu se mund të shohim më shumë “plagë” diplomatike, në vazhdën e përpjekjeve për ta detyruar Kim Jong-unin të dorëzojë arsenalin bërthamor të vendit të tij. Megjithatë, ai e quajti udhëheqësin e Veriut “të sinqertë e të çiltër”.

Në intervistën për BBC, ai tha se shpresonte që udhëheqësit europianë të mund ta ndihmonin atë në ndërmjetësimin mes Kim Jong-unit dhe presidentit amerikan Donald Trump, nëse negociatat ngecin. Vetëm gjatë këtij viti, Moon është takuar 3 herë me Kimin, duke vepruar si ndërmjetës mes tij dhe Trumpit.

Sa i përket dhënies fund të gjendjes së luftës, ai rrëfen se ka pasur “diskutime të mjaftueshme” me presidentin Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

“Nëse Koreja e Veriut ndërmerr disa masa të caktuara, fundi i gjendjes së luftës do të ishte një deklaratë politike, që do të njoftonte pikërisht fundin e marrëdhënieve afatgjata armiqësore mes Penianit dhe Uashingtonit”, tha ai.

Moon shtoi se dëshironte që kjo të ndodhte “sa më shpejt të mundej”, teksa shprehu besimin se ekziston një “mirëkuptim i përbashkët mes Uashingtonit dhe Seulit në lidhje me këtë gjë”.

Muajin e kaluar, ai u bë i pari udhëheqës koreano-jugor që mbante një fjalim përpara publikut koreano-verior, gjatë vizitës së tij në Penian. Ai foli gjatë Lojërave “Arirang”, një shfaqje propagande masive, ndërsa mori duartrokitje nga rreth 150 mijë njerëz.

“Isha realisht nervoz përpara se të jepja fjalimin. Më duhej të adresoja problemin e denuklearizimit dhe të merrja reagime pozitive nga populli koreano-verior. Por, në të njëjtën kohë, më duhej të kënaqja popullin korean dhe atë global. Ndaj, nuk ishte një detyrë e lehtë për mua”, tha ai, teksa konfirmoi se nuk i kishin vënë asnjë kufizim përpara fjalimit. “Ai (Kim Jong-un) madje as nuk donte të dinte se çfarë do të thoja unë. Besoj se kjo tregon më së miri ndryshimet që po ndodhin në Korenë e Veriut gjatë kësaj kohe”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...