Spanja kërcënon të votojë kundër Brexit

Tuesday, 20 November 2018 15:22

Kryeministri Pedro Sanchez është shprehur se Spanja do të refuzojë marrëveshjen e tërheqjes së Brexit, nëse nuk sqarohet teksti për bisedimet e ardhshme për statusin e Gjibraltarit. Spanja mban një deklaratë për gadishullin, që iu është dhënë kurorës britanike nën Traktatin e Utrehtit të vitit 1713.

Ajo dëshiron të sigurohet se bisedimet e ardhshme të BE me Britaninë e Madhe nuk prekin Gjibraltarin. "Nëse nuk ka ndryshime në lidhje me Gjibraltarin, Spanja do të votojë kundër Brexit,"-tha Sánchez.

Gjatë gjithë negociatave të Brexit, Spanja, së bashku me Irlandën dhe Qipron, kanë zhvilluar bisedime të ndara me Britaninë e Madhe lidhur me çështjet specifike të kufirit.

Të hënën ministri i jashtëm spanjoll, Josep Borrell tha se propozimi i marrëveshjes Brexit nuk e bëri të qartë se bisedimet mbi Gjibraltarin ishin "negociata të ndara" dhe jo pjesë e bisedimeve të ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE.

Dhe Sánchez  shtoi vërejtjet e tij në një forum në Madrid, duke theksuar se çdo negociatë në të ardhmen për Gjibraltarin duhej të ishte bilaterale. "Si vend, nuk mund të supozojmë se gjithçka që do ndodhë në të ardhmen me Gjibraltarin do të negociohet nga Britania e Madhe dhe BE, por duhet të negociohet midis Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar,"-tha ai.

Cili është problemi i Spanjës me marrëveshjen e Brexit?

Neni 184 i marrëveshjes Brexit thotë se BE dhe Britania e Madhe do "të negociojnë me shpejtësi marrëveshjet që qeverisin marrëdhëniet e tyre të ardhshme" midis ditës zyrtare të tërheqjes më 29 mars 2019 dhe përfundimit të një periudhe tranzicioni në dhjetor 2020.

Por Spanja beson se artikulli në fjalë është i paqartë dhe dëshiron të sigurojë që kjo nuk vlen për të ardhmen e Gjibraltarit.

Dhe këmbëngul në të drejtën e saj për të diskutuar statusin e gadishullit në mënyrë bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar dhe kërkon që kjo projekt marrëveshje do ta lejojë atë të bëjë një gjë të tillë.

Kryeministri i Gjibraltarit Fabian Picardo akuzoi Spanjën se ka miratuar një "taktikë të njohur" për ngritjen e çështjeve në minutën e fundit.

Ai tha se Spanja "bën pak për të ndërtuar besimin reciprok". Një zëdhënës i kryeministres britanike, Theresa May ndërkohë tha se marrëveshja mbulon Gjibraltarin, si dhe "territoret e tjera jashtë shtetit dhe në varësi të kurorës".

Megjithëse Spanja e lëshoi gadishullin nën traktatin e vitit 1713, ka provuar disa herë për të rifituar kontrollin mbi të. Një referendum në territor në vitin 1967, rezultoi se 99.6% e banorëve që votuan donin të mbesnin britanikë.

Një propozim për sovranitet të përbashkët u refuzua gjithashtu me vendosmëri nga Gjibraltarët në një votim të vitit 2002.

Spanja mbylli kufirin e saj me Gjibraltarin pas votës së vitit 1967 dhe nuk e rihapi plotësisht atë deri në vitin 1985, një vit para se Spanja të hynte në Bashkësinë Ekonomike Evropiane - paraardhëse e BE.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 15:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...