Votuesit në Tajvan kanë refuzuar legalizimin e martesave të të njëjtit seks pas një referendumi që mbajtën ditën e shtunë.
Ata mbështetën përkufizimin e martesës si bashkimi i një burri dhe një gruaje. Vitin e kaluar një gjykatë e lartë vendosi në favor të martesave gay, duke i dhënë kohë qeverisë dy vite për të ndryshuar ligjet.
Njëkohësisht me referendumin në Tajvan u mbajtën dhe zgjedhjet. Presidentja Tsai Ing-ëen hoqi dorë si udhëheqëse e partisë qeverisëse të Tajvanit pas humbjeve në zgjedhjet lokale.
Partia Progresive Demokratike e saj, që është pro pavarësisë, humbi në shumë se gjysmën e 13 qyteteve dhe qarqeve që fitoi në 2014.
Marrëdhëniet e Tajvanit me Kinën janë përkeqësuar që kur Tsai erdhi në pushtet në vitin 2016.
Pekini ka refuzuar të komunikojë me të, sepse ajo nuk njeh një marrëveshje të arritur mes të dy palëve në 1992, ku thuhet se Tajvani është pjesë e Kinës.