Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar një nga anijet e saj jashtë brigjeve të Krimesë, në mes të tensioneve në rritje detare.
Një deklaratë e marinës ukrainase thotë se “veprimet haptazi agresive” ndodhën pasi tre anije të saj lundruan në Mariupol në Detin Azov.
Por Rusia tha se anijet ishin në ujërat e saj, dhe akuzuan ukrainasit për “veprime provokative”.
Deti i Azovit shtrihet në lindje të gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe në jug të rajoneve të mbajtura nga separatistët pro-rusë.
Rusia tha se anijet ukrainase, dy anije luftarake të emëruara si Berdyansk dhe Nikopol, po përpiqeshin të krijonin një situatë konflikti në këtë rajon.
Anijet “hynë në mënyrë të paligjshme në një zonë të mbyllur përkohësisht të ujërave territoriale ruse”,- tha shërbimi i sigurimit të shtetit rus në një deklaratë.
Por Ukraina tha se i kishte informuar rusët për planin e saj për të lëvizur anijet e saj përmes detit në Mariupol.
Deklarata e marinës thotë se veprimet ruse shënojnë një shkelje të Konventës së OKB-së mbi Ligjin e Detit.
Tensionet detare në Krime janë rritur në muajt e fundit.