Dhjetëra mijëra protestues, shumë prej tyre të veshur me ngjyrë vjollcë, marshuan nëpër Madrid dhe qytete të tjera spanjolle të dielën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës kundër Grave.
Protestuesit këndonin slogane dhe mbanin shenjat që lexonin “Për ata që nuk janë me ne” dhe “Drejtësia”. Në Madrid, protesta përfundoi me një lexim të emrave të 44 grave të vrara në Spanjë vitin e kaluar në incidentet e dhunës në familje.
Gjykatat spanjolle kanë marrë më shumë se 166,000 ankesa për dhunën gjinore në vitin 2017, duke u rritur me 16 përqind në vitin e kaluar, sipas Këshillit të Përgjithshëm të Gjyqësorit.
Edhe ditën e djeshme, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Europë në protesta kundër dhunës ndaj grave.
Demonstratat anembanë Francës tërhoqën rreth 50,000 njerëz në total kundër dhunës ndaj femrave. Në Romë, një mijë persona protestuan pavarësisht motit të keq. Protesta të ngjashme tërhoqën disa qindra demonstrues në Gjenevë dhe Athinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës kundër Grave.
Presidenti francez Emmanuel Macron ofroi mbështetjen e tij, duke u përgjigjur: “Lufta kundër dhunës ndaj grave po përparon çdo ditë, por shoqëria jonë ka një rrugë të gjatë përpara, të gjithë duhet të veprojnë dhe të luftojnë, pasi ky është problemi i të gjithëve”.
Pjesëmarrësit e veshur me ngjyrë vjollcë, ngjyrën e lëvizjes protestuese të aktivisteve të grave, kërkuan gjithashtu burime të mjaftueshme në qeveri për të trajtuar këtë çështje.