Jep dorëheqje edhe një ministër në Britani për Brexit-in

Saturday, 01 December 2018 17:41

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Britaninë e Madhe, Sam Gyinah, ka dhënë dorëheqje nga kabineti i kryeministres Theresa May, për shkak të kundërshtimit ndaj marrëveshjes së Brexit-it.

Ky është ministri i 10-të që u largua në kohën e kundërshtimeve për Brexit.

Gyinah ka krahasuar marrëveshjen me një ndeshje futbolli, ku kundërshtari është edhe refer edhe vendos rregullat. Marrëveshja e miratuar javën e kaluar nga liderët evropianë, përfshinë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme të largimit të Britanisë dhe marrëdhënieve në të ardhmen me Bashkimin Evropian.

Gyinah tha se “Britania ka një listë të aspiratave me të cilën dëshiron të negociojë me BE-në, pas humbjes së zërit, vetos dhe votës.

Parlamenti britanik pritet të votojë për marrëveshjen me 11 dhjetor.

Kryeministrja britanike, Theresa May, i refuzoi alternativat për marrëveshjen e saj për Brexit, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që të mendojnë për pasojat nëse votojnë kundër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...