Francë: Pushim i shkurtër për Macronin

E mërkurë, 05 December 2018 17:09

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron lëshon pe për taksën ekologjike. Ai shpreson që të afrohet me pozicionin e pjesës së moderuar të jelekverdhëve. Por edhe që kështu ta përçajë lëvizjen. Një analizë nga Max Hofmann.

Harku i Triumfit në Paris u bë tani skenë e përleshjeve më të ashpra në Paris që prej vitit 1968. Më e vonta tani është e qartë: shumë francezëve aq u bën se cili është prestigji ndërkombëtar që ka Presidenti i tyre. Atyre u ka ardhur në majë të hundës dhe e detyrojnë të lëshojë pe presidentin me tendencë për të mos bërë kompromise.
Tani, taksa e shpallur ekologjike për benzinën do të pezullohet. Flasim këtu për deri 6,5 cent për litër. Kjo është për shumë vetë, që janë të varur nga makina, një shumë që u dhemb. Po a mjafton kjo, për të shpjeguar shkatërrimet në zemër të kryeqytetit? Me siguri që jo. Këtu bëhet fjalë për shumë më tepër.
Bëhet fjalë për të pakënaqurit e moderuar, të cilëve nuk u pëlqen stili i Macronit, e quajnë atë hundërpërpjetë. Këtu bën pjesë edhe kritika e përhapur gjerësisht, se ai është presidenti i sipërmarrësve, jo i të punësuarve, dhe mbështet kapitalizmin e modelit anglosakson.
Kjo nuk është gjë e re në Francë. Një presidenti që synon të kryejë reforma serioze, i duhet të llogarisë me një jehonë të qartë negative në rrugë. Këta të moderuar janë ata, të cilëve presidenti francez u thërret: "Unë do ta pranoj gjithmonë protestën, unë do ta dëgjoj gjithmonë opozitën".

Radikalët duan revolucion

Por bëhet fjalë edhe për radikalët majtas dhe djathtas, të cilët duan të shfrytëzojnë për qëllimet e tyre lëvizjen. Të shtunën pati skena të çuditshme, kur radikalët e djathtë dhe autonomët radikalë të majtë e gjetën veten nën çatinë e së njëjtës lëvizje, të bashkuar në protestë kundër qeverisë. Rrahjet midis grupeve të veçanta nuk munguan, por në vija të përgjithshme ato kanë të njëjtin synim: rrëzimin e sistemit të tanishëm, një revolucion. Këta janë nxitës të dhunës, që plaçkitin dyqanet, vënë zjarrin, dëmtojnë monumentet. Këtij grupi iu drejtuan fjalët e tjera të presidentit: "Unë nuk do ta pranoj asnjëherë dhunën", tha ai në takimin e shteteve të G20-ës në Buenos Aires në fundjavë.
Strategjia e qeverisë së Macronit është e qartë më e vonta prej së martës: të përçajë lëvizjen. Që tani shumë jelekverdhë nuk pajtohen me gatishmërinë për dhunë të atyre që i janë ngjitur lëvizjes së tyre. Megjithëse jelekverdhët janë të organizuar keq dhe deri tani janë pa zëdhënës të qartë për kontakte, deri tani ata nuk i vënë pikëpyetje gjithë sistemit, por vetëm politikës së qeverisë aktuale. Këtë grup do të qetësojë presidenti dhe ta mbajë në këtë mënyrë në të ardhmen larg demonstratave. Prandaj u vendos edhe moratoriumi i shpallur për taksën ekologjike, shkaktaren e trazirave.

Zhgënjimi i francezëve është i thellë

Po të dalë kjo llogari, fundjavën e ardhshme do të mbeten në rrugë vetëm radikalët. Jo qindra-mijëra vetë si në krye të lëvizjes, por vetëm disa mijëra, nëse do të dalin edhe ata. Edhe ata do të përpiqen që të tërheqin vëmendjen me të gjithë fuqinë e tyre shkatërruese. Por policia atëherë me siguri do të ketë pas vetes shumicën e popullit, po të veprojë me të gjithë fuqinë kundër demonstruesve. Aktet brutale të dhunës nuk mbështeten me shumicë as në Francë.
Mbetet pra çështja nëse plani funksionon dhe nëse jelekverdhët do të zbuten vërtet me moratoriumin për taksën ekologjike. Viti që po mbaron i reformave intensive solli ndër të tjera ndryshime të thella në legjislacionin e punës. Kjo të bën të besosh se pakënaqësia në pjesë të gjëra të popullit është tepër e thellë, dhe nuk pritet të largohet menjëherë. Për Emmanuel Macronin, ngjitja e synuar në shkallët e referencës do të jetë një rrugë e gjatë dhe e thepisur. Shumë varet nga fakti nëse dhe si do ta kapërcejë ai këtë krizën më të madhe të presidencës së tij. Në rastin më të mirë, me vendimin e së martës ai i krijojë vetes një pushim të shkurtër, sa për t'u mbushur me frymë. Kjo do t'i duhet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...