Temperaturat ekstremisht të ulëta kanë shkaktuar 21 viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirror raporton se temperaturat janë ulur deri në -48 gradë C, ndërsa banorët janë izoluar në shtëpitë e tyre.
Më shumë se 216 milionë njerëz po përballen me temperaturat ekstreme në SHBA, duke përfshirë 84 milionë që prej katër ditësh po jetojnë me temperatura nën zero.
Sipas “CNN”, Çikago mund të goditet me “tërmete ngrirjeje” dhe veçanërisht qyteti Uindi. Disa banorë kanë raportuar se nuk kanë mundur të flenë gjatë natës, pasi kanë dëgjuar zhurma dhe kërcitje të forta. Këto kërcitje kanë qenë me shumë mundësi një fenomen moti i njohur si krioseizëm dhe etiketohet si “tërmet ngrirjeje”. Ndodh kur uji në nëntokë ngrin dhe zgjerohet, duke shkaktuar plasaritje të shkëmbinjve.
Siç raportuan Zyrtarët, në Ajoua se ka pasur katër vdekje atje këtë javë, duke përfshirë një student të Universitetit të Ajouas. Vdekjet të lidhura me stuhinë janë raportuar gjithashtu në Illinois, Minesota, Indiana dhe Uiskonsin, që kanë shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme. Mijëra fluturime janë anuluar, shkolla e universitete janë mbyllur, e në disa zona është pezulluar dhe shërbimi postar. Shtetet jugore amerikane si Florida nuk janë hasur me temperatura ekstreme nga vorbulla polare.
Në vetëm disa javë, temperaturat ekstreme kanë shënuar rekorde të reja në mbarë botën këtë vit. Ndërkohë që një pjesë e madhe e botës po përballet me temperatura nën zero, në Australi po shënohen thatësira dhe temperatura të tjera të larta në ekstrem. Në kryeqytetin e Australisë jugore, Adelaide, temperatura arriti në 47 gradë celsius javën e kaluar, duke thyer rekordin 80-vjeçar të shënuar në janar 1939, sipas Byrosë së Meteorologjisë në Australinë Jugore. Nga i nxehti i fortë, rajoni atje po përballet me thatësirat më të mëdha në 62 vjet.