Janë të paktën 21 viktimat e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rajonet qendrore dhe ato të brigjeve lindore janë mbërthyer nga morsa e akullit me temperatura që kanë arritur në -40 gradë nën zero. Në Nju Jork dhe Uashington, mërkuri në termometër ka prekur -14 gradë celcius ndërkohë që era e fortë dhe e acartë ka bërë që perceptimi të jetë akoma më i keq. Problemet në transport dhe aeroporte kanë qenë të shumta.
Një vorbull polare është përplasur mbi një pjesë të shteteve të bashkuara me një valë acari që sipas meteorologëve nuk regjistrohej nga një gjeneratë. Një emergjencë që prej 90 milionë amerikanë dhe që ka anuluar më shumë se 2 mijë fluturime, ka ndalur mijëra trena dhe ka mbyllur qindra shkolla. Uiskonsin, Miçigani dhe Illinoisi kanë shpallur gjendjen e emergjencës me temperatura -40 gradë celcius.
Por, ndërsa SHBA po përjeton të tilla kushte të motit, në Australi, situata është po ashtu kritike, por në ekstremin e kundërt. Vendi ka regjistruar muajin më të nxehtë në histori, në janar, me temperaturat që kanë shkuar deri në 30 gradë celsius për të parën herë. I nxehti ekstrem gjatë periudhës së verës në vend, ka qenë i paprecedent sipas ekspertëve.
Të paktën pesë ditë të janarit, janë mes 10 më të nxehtave të regjistruara ndonjëherë. I nxehti i madh ka shkaktuar zjarre, viktima si edhe shtim të numrit të pacientëve nëpër spitale.