Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Evropian nëse ligjvënësit do të votojnë kundër planit të kryeministres Theresa May për një marrëveshje të re me BE-në.
Ministri për Biznes, Greg Clark, ministrja për Punë dhe Pensione, Amber Rudd dhe ministri i Drejtësisë, David Gauke, thanë për DailyMail që do të bëhen pjesë e opozitës dhe partive kundërshtuese për të ndaluar daljen nga BE-ja pa marrëveshje, që planifikohet të ndodhë me 29 mars.