S’pranon dot humbjen, Erdogan ankimon rezultatin në Ankara dhe Stamboll

E mërkurë, 03 Prill 2019 09:25

Partia qeverisëse e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan u ankua të martën ndaj rezultatit të zgjedhjeve për Stambollin dhe Ankaranë, duke pretenduar për parregullsi në procesin e votimit që i kushtoi asaj me humbjen e posteve të kryetarëve të bashkive në të dy qytetet.

Në zgjedhjet lokale të së dielës partia për Drejtësi dhe Zhvillimit (AKP) e zotit Erdogan fitoi shumicën e votave në rang vendi, por u spraps në Stamboll, qendra ekonomike e vendit si dhe në kryeqytet, në Ankara. Nëse qëndrojnë në fuqi rezultatet fillestare kjo do të ishte një goditje politike për udhëheqësin turk, i cili bëri fushatë të gjerë për kandidatët e partisë së tij.

Shefi i AKP-së për Stambollin Bayram Senocak tha se partia ishte ankuar për parregullsi në votim, për të 39 zonat zgjedhore të qytetit. “Kemi identifikuar parregullsi dhe falsifikime,” tha ai.

Kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP) Ekrem Imamoglu shpalli fitoren për garën për kryetar të bashkisë së Stambollit me një avantazh prej 28 mijë votash ndaj kandidatit kundërshtar Binali Yildirim, i cili ka mbajtur më parë detyrën e kryeministrit.

Zoti Imamoglu u tha gazetarëve se “nëse partia tjetër do të kishte fituar, do t’i kishte uruar fitoren kundërshtarit të tij Binali Yildirim. Ata po sillen si një fëmijë të privuar nga lodrat”, tha ai.

Në Ankara kandidati i opozitës (CHP) për kryetar bashkie Mansur Yavas u rendit përpara Mehmet Ozhaseki-t të AKP-së me rreth katër për qind më shumë vota, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, por AKP-ja tha se e ka kundërshtuar rezultatin për 25 zona zgjedhore të Ankarasë.

Autoritetet zgjedhore kanë dy ditë afat për të vendosur nëse pretendimet për parregullsi në votim janë të drejta./VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...