Kush është partia që po sfidon hapur, sundimin e Erdogan?

E mërkurë, 03 Prill 2019 10:14

Cumhuriyet Halk Partisi (CHP) – në përkthim: Partia Popullore Republikane – u themelua në vitin 1923 nga themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal Atatürk. Ajo është partia e parë, më e vjetra dhe më e suksesshmja parti e vendit. Asnjë parti tjetër nuk ka marrë më shpesh pjesë në qeveri. Deri në vitin 1945 ajo madje ishte e vetmja parti në Turqi.

Profili i partisë bazohet në të ashtuquajturat “gjashtë shigjeta”, që përfaqësojnë edhe logon e partisë.

-Republikanizmi

-Laicizmi

-Reformizmi (Modernizimi)

-Etatizmi

-Populizmi (Sovranitet i popullit/Demokraci)

-Nacionalizmi

Këto janë deri sot aspektet qendrore të “ideologjisë kemaliste”, të cilat do t’i ruajë dhe mbrojë CHP-ja.

Zhvillim ideologjik

Në vitet gjashtëdhjetë, CHP u hap edhe për vlerat socialdemokrate. Që atëherë, këtë parti mund ta shohësh si parti simotër të partisë socialdemokrate gjermane, SPD. Ajo ka qëndrim miqësor ndaj Evropës dhe e sheh një anëtarësim të Turqisë në Bashkimin Evropian si një hap të nevojshëm për modernizim. Në tërësi, CHP ka një qëndrim pozitiv ndaj Evropës dhe Perëndimit. Themeluesi i partisë Atatürk e vazhdoi përshtatjen osmane të vonë ndaj Perëndimit dhe reformoi drejtësinë, ekonominë, ushtrinë dhe politikën sipas modelit të shteteve evropiane.

CHP ka një klientelë shumë më të shkolluar dhe me të ardhura më të larta se partia islamiste-konservatore AKP, e cila si tendencë i drejtohet popullatës më të paarsimuar të fshatrave. Mbështetës ose simpatizantë të CHP kishin për dekada pozicione të rëndësishme në drejtësi, ushtri, arsim dhe kulturë.

Në këtë mënyrë u ndjenë të denigruar turqit fetarë dhe fshatarë. Kemalizmi perceptohej nga kjo shtresë e popullatës si antifetar dhe që donte të prishte traditat ekzistuese. Për shembull, Kemal Atatürku i ndaloi që të mbahen në godina publike qeleshen dhe shaminë tradicionale të kokës, që në Turqi quhen Fes. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij, AKP mundën të nxjerrin kapital nga kjo atmosferë.

Rënie pikiatë e CHP – ngjitje e AKP

Ndikimi i CHP-së ra shumë pas fitores së parë në zgjedhje të AKP-së në vitin 2002. Që atëherë, kjo parti pas AKP-së është gjithnjë në pozitë më të disfavorshme. Rivalja konservatore ka arritur madje që në shumicën e zgjedhjeve parlamentare të sigurojë shumicën.

Kjo bëri që në njëzet vitet e shkuara të niste një ndryshim pushteti dhe ndryshim kulturor që përfshiu gjithë shoqërinë. Erdogani e konsolidoi pushtetin, duke e zëvendësuar elitën e vjetër kemaliste, veçanërisht në medie, drejtësi dhe në ushtri, me një elitë të re konservatore. Rivaliteti midis CHP dhe AKP-së pra është më tepër se i natyrës politike. Partitë veprojnë si të thuash si kundërpole në një luftë kulturore./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...