Sekretari i përgjithshëm i NATO-s u prit ngrohtë ndërkohë që vlerësoi Aleancën Trans-Atlantike në fjalimin e parë ndonjëherë të bërë nga një kryetar i aleancës ushtarake në Kongresin amerikan.
“Amerika ka qenë shtylla kurrizore e aleancës tonë”, tha Jens Stoltenberg, por shtoi gjithashtu se NATO-ja ka qenë edhe në përfitim të Uashingtonit gjithashtu.
“Nëpërmjet NATO-s, SHBA-ja ka më shumë miq dhe aleatë se çdo fuqi tjetër… është mirë të kesh miq”, dekalroi Stoltenberg.
Stoltenberg pranoi se ka mosmarrëveshje mes anëtarëve, përfshirë tregtinë, marrëveshjen bërthamore iraniane dhe ndryshimin klimatik, por theksoi se në të kaluarën aleanca ishte në gjendje të tejkalonte mosmarrëveshjet dhe të fokusohej në paktin e përbashkët të mbrojtjes.