Reuters: Si stërviten rusët për të luftuar në Siri

E Enjte, 04 Prill 2019 21:58

Media e njohur ndërkombëtare “Reuters” ka shkruar një artikull specifik për faktin sesi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, në disa pjesë të saj ka krijuar disa kazerma dhe aty stërviten djem të rinj, të cilët dërgohen për luftë në Siri.

Dy dëshmitarë kanë thënë për “Reuters” se në ambiente të cilat janë nën mbrojtjen juridike të MB të Rusisë janë tre kazerma dhe luftëtarë rusë stërviten në këto vende. Ata më pas dërgohen në shtetin sirian, ku ndihmojnë në luftë presidentin sirian Bashar Al Asad.

Ajo që duket më problematike është se në dokumentet e shtetit rus, kazermat rezultojnë si ambiente për “kamp pushimi për fëmijët”. Ndërtimi i kazermave është porositur nga një kompani e dyshimtë e quajtur “Megalain”. Megalain është një firmë e lidhur me biznesmenin rus Yevgeny Prigozhin, i cili është në listën e zezë të sanksioneve të SHBA për marrëdhëniet e tij me ministrinë e mbrojtjes ruse.

Misteri që rrethon qëllimin e ndërtesave të ngritura në tokën e Ministrisë së Mbrojtjes në Siri është një shembull se si kompanitë e përfshira në fushatën e fshehtë siriane e mbështesin ushtrinë e Rusisë, maskojnë aktivitetet e tyre. Ndërhyrja ushtarake ruse ka qenë vendimtare që situata në Siri të kthehej në favor të presidentit aktual sirian Bashar Al Asad, një aleat i njohur i Moskës.

Zyrtarë ushtarakë rusë nuk kanë preferuar të përgjigjen për “Reuters”, ndërsa edhe menaxherët e ndërtesave janë shmangur në pyetjet e medias amerikane. Disa prej tyre thonë se mediat amerikane “deformojnë realitetin”, kurse të tjerat se “shkruajnë gjëra të njëanshme”.

Reuters ka dokumentuar për disa vite se si luftëtarët privatë po luftojnë dhe po vdesin në Siri dhe se ata po përdorin mbështetje logjistike dhe infrastrukturë të siguruar nga ministria ruse e mbrojtjes. Zyrtarët rusë kanë mohuar më parë se këta luftëtarë kanë ndonjë lidhje me shtetin. Ata kanë thënë se çdo rus që lufton në Siri në anën e qeverisë janë qytetarë privatë që janë atje si vullnetarë.

Ndërtesat, të përfunduara në vitin 2015, janë në territorin e një baze ushtarake ruse të zbulimit dhe për të pasur akses në të, automjetet duhet të kalojnë nëpër një pikë kontrolli me ushtarë të armatosur me uniformat e ministrisë së mbrojtjes, kanë thënë dëshmitarët për “Reuters”.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Megalain transferoi 86 milionë rubla (1.4 milion dollarë në atë kohë) tek kontraktori Sevzapstroi për ndërtimin e tre ndërtesave në Molkino. Pra, dyshohet se Rusia realisht si shtet mbështet ushtarët rusë në Siri, ndërsa e paraqet sikur në Siri shkojnë luftëtarë rusë vullnetarë, që sipas Moskës, nuk kanë lidhje me Rusinë.

“Reuters” ka arritur të zbulojë edhe një foto të kampit. Biznesmeni rus Prigozhin u vendos në listën e zezë të sanksioneve të SHBA në 2016 për “marrëdhënie të gjera” të biznesit me ministrinë ruse të mbrojtjes.

Prigozini në të kaluarën ka thënë për median ruse se ai nuk ishte i shqetësuar për masat e SHBA kundër tij, sepse ai nuk ka interesa biznesi në Shtetet e Bashkuara dhe nuk planifikon të udhëtojë atje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...