Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar është duke akuzuar Qeverinë siriane për tentim të zgjerimit të pikave të kontrollit në Provincën Idlib, çka sipas tij përbën shkelje të armëpushimit mes Rusisë dhe Turqisë, të arritur në shtator të vitit të kaluar. Akar ka bërë thirrje të premten që të ndalen sulmet qeveritare në këtë territor sirian. Ai i ka bërë këto komente gjatë një vizite në kufirin që ka Turqia me Sirinë, me qëllim të vëzhgimit të situatës, bashkë më komandantët më të lartë ushtarakë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Grupet rebele janë duke luftuar me forcat qeveritare siriane me synim të kontrollimit të territorit që kanë humbur gjatë kësaj jave në zonën veriperëndimore të Idlibit. Vala e fundit e luftimeve po konsiderohet si faza më sfiduese për ruajtjen e armëpushimit. Prandaj Akar ka thënë, “se regjimi sirian duhet t’iu japë fund luftimeve në jug të Idlibit siç është e përcaktuar me Procesin e Astanas”, duke iu referuar kështu marrëveshjes për armëpushim të arritur mes Turqisë dhe Rusisë.
Turqia dhe Rusia përkrahin palë të ndryshme në konflktin në Siri, andaj kanë arritur pajtueshmëri për të ndalur luftimet pasi në shtator të vitit të kaluar situata ishte përshkallëzuar dhe organizata ndërkombëtare patën paralajmëruar se vazhdimi i luftimeve do të mund të rezultonte me katastrofa njerëzore, teksa palët tentojnë të fitojnë kontrollin e Idlibit.