Besimi i publikut ndaj presidentit rus, Vladimir Putin ka rënë në nivelin më të ulët në 13 vitet e fundit, thuhet në një sondazh shtetëror rus.
Sondazhi, i publikuar nga Qendra për Kërkime të Opinionit Publik, gjeti se besimi ndaj Putin ka rënë në 31,7 për qind, që është niveli më i ulët që prej vitit 2006.
Megjithatë, pavarësisht nivelit të ulët të besimit, vlerësimi i përgjithshëm ndaj Putin vazhdon të jetë 65,8 për qind.
Presidenti rus, Putin ka pësuar një rënie në popullaritet që prej se u rizgjodh më 2018, mes rritjes së shqetësimit të publikut mbi rënien e të ardhurave dhe vendimit të Qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.
Besimi ndaj Putin kishte arritur rekordin prej 17 për qind më 2015, pasi Rusia aneksoi një vit më parë Gadishullin ukrainas të Krimesë.