Sot është dita e fundit për dhjetëra miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Evropian, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh.
Shtatë shtete të BE-së, Holanda, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Malta, Sllovakia dhe Republika Çeke, tashmë kanë votuar në zgjedhjet që nisën më 23 maj. Rezultatet paraprake pritet të dalin sot pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet.
Sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues.
Gjithsej 420 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë. Sondazhet presin që pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e mëparshme, 43 për qind, të rritet paksa kësaj radhe.