Samiti i G7-s mblidhet në Biarritzin francez, mjaft tema konflikti në tryezë

Saturday, 24 August 2019 12:13

Vendi i njohur i pushimeve në Francë, Biarritz është gati për të pritur samitin e 7 vendeve më të industrializuara që fillon këtë të shtunë (24.08).

Nga Deutsche Welle

Më parë presidenti francez, flet të premten me organizatat joqeveritare, të cilat ai donte t'i mbante fillimisht në distancë nga samiti i G7-s. Por pas ndryshimit të qëndrimit të presidentit francez, që lejoi praninë e organizatave qeveritare jo të pavarura në samitin e G7-s, Emmanuel Macron takohet me përfaqësues të tyre. Në qendër është tema kryesore e samitit - luftimi i pabarazisë sociale.

Samiti i 7 vendeve më të industrializuara zhvillohet nga e shtuna deri të dielën nën masa të forta sigurie. Macron kërkon të trajtojë në samit si pikë të parë edhe djegien masive të pyjeve në Amazona. Sipas tij këto djegie paraqesin një krizë ndërkombëtare.

Për samitin në Biarritz është mobilizuar një numër i madh policësh. Si vend i zhvillimit të samitit, presidenti francez ka zgjedhur hotel du Palais, rezidenca e dikurshme, të cilën Napoleoni III e ndërtoi si rezidencë vere për perandoreshën Eugeni. Eleganca mondane e pallatit i ka mbijetuar kohës.

Nuk parashikohet patjetër një deklaratë e përbashkët

Macron kërkon të mënjanojë në këtë samit dështimin e samitit paraardhës në Kanada. Vitin e kaluar, Trump hoqi dorë nga deklarata e përbashkët e samitit përmes twitterit, dhe ia dha fajin për këtë kryeministrit kanadez e mikpritësit, Justin Trudeau.

Megjithatë edhe në Biarritz qëndrojnë në axhendë tema me potencial konflikti. Raundi i ri në konfliktin tregtar mes SHBA-së e Kinës, marrëdhënia me Iranin, mbrojtja e klimës, çështja e tatimit të koncerneve globale dhe bashkëpunimi me Rusinë - në këto çështje SHBA me presidentin, Donald Trump ka qëndrime të ndryshme nga BE.

Përgjigja e Macron kësaj here për një deklaratë të përbashkët është pritja. Para samitit ai ka thënë, se "ne do të flasim në mënyrë jozyrtare për temat e rëndësishme - siguria, tregtia dhe ekonomia botërore, dhe do të shohim, nëse pas kësaj ka mjaft material për një deklaratë të përbashkët." Kjo e thyen traditën e njohur katërdekadëshe të samiteve të G7-s, që janë kuptuar si bashkësi që mbi bazën e vlerave të përbashkëta politike dhe bindjeve ekonomike konsultohen në një atmosferë jozyrtare - pra multilateralizëm në formë të pastër.

Para samitit, presidenti, Emmanuel Macron dërgoi një paralajmërim ndaj fuqive perëndimore. Në kohën e fuqizimit të disa shteteve në Azi, perëndimi nuk mund t'i lejojë vetes asnjë dobësi dhe duhet të formësojë në mënyrë aktive "rendin e ri botëror", ndryshe Europa ka gjasa të gjendet në fund në "rolin e vasalit". Po ashtu konflikti tregtar me Kinën i ndezur nga presidenti Trump, pritet të hedhë hije në samit. Ndërkohë sipas qarqeve qeveritare amerikane, Trump pritet që në samit të kërkojë nga partnerët të ndjekin modelin ekonomik të SHBA - me ulje tatimesh dhe derregullim, që në fund kanë sjellë tregues ekonomikë më të mirë për SHBA se Europa.

Në samit priten edhe takime bilaterale të presidentit Trump me kancelaren Merkel, me mikpritësin Emmanuel Macron, kryeministrin britanik, Boris Johnson, kryeministrin japonez, Shinzo Abe, atë kanadez, Justin Trudeau, dhe kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, që është i ftuar në këtë samit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...