Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.9 ballë ka tronditur ishullin grek të Rodosit. Lëkundjet fillimisht u raportuan se ishin të shkallës 5.3 Rihter por më pas u përcaktua se ishin 4.9. Sipas Qendrës Sizmike të Mesdheut tërmeti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit.
Kjo ka shkaktuar jo pak panik tek turistët. Disa turistë nga Anglia thanë për mediat se nga lëkundjet “I gjithë hoteli i tyre ishte tronditur”. Rreth 300 mijë persona ishin brenda rrezes që ndien efektet e tërmetit. Ndërkohë ende nuk dihen dëmet që ka shkaktuar ky tërmet.
Ky tërmet vjen pas atij që tronditi Karpathosin vetëm disa orë më parë gjatë ditës së mërkurë. Gjatë gjithë verës Greqia është lëkundur nga një numër tërmetesh.