Presidenti italian Sergio Mattarella ngarkon Giuseppe Conten me detyrën e Kryeministrit për krijimin e qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-PD.
Vendimi erdhi pas takimit Mattarella-Conte mëngjesin e sotëm.
Me shumë gjasa, betimi i ekzekutivit të ri mund të bëhet në mes të javës tjetër.
Giuseppe Conte me siguri do të fillojë bisedimet me grupet parlamentare qysh sot në Dhomë.