Ambasadorët e BE kanë rënë dakord të shtyjnë afatin e Brexit, por nuk do të marrin një vendim për një afat të ri deri javën e ardhshme. Komisioni Evropian tha se puna për këtë do të “vazhdojë në ditët e ardhshme”.
Bisedimet erdhën pasi kancelari Sajid Javid pranoi se afati i qeverisë për të dorëzuar Brexit të enjten e ardhshme “nuk mund të përmbushet”.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se ai ishte duke pritur që BE të vendosë “çfarë duan të bëjnë”.
Deputetët pritet të hënën të marrin në konsideratë thirrjen e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.
Johnson thotë se dëshiron të zhvillojë zgjedhjet më 12 dhjetor, nëse BE ofron një shtyrje të Brexit deri më 31 Janar.