Policia ushtarake holandeze ka mbërritur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit. Ka raportime për një situatë të dyshimtë. Mediat flasin për mundësinë e marrjes peng të një avioni.
Mendohet se situata e dyshimtë është shënuar në një avion që do udhëtonte drejt Madridit.
Daily Mail shkruan se ka raportime se tre persona të armatosur me thika kanë tentuar të marrin nën kontroll fluturimin.
Njoftimin për pengmarrjen e ka dhënë piloti i avionit. Ndërkohë mediat holandeze thonë se të gjithë pasagjerët janë evakuuar pa probleme nga avioni.
Schipol është një nga aeroportet më të ngarkuar në Europë me mbi 70 milionë pasagjerë në vit.