‘Lirimin e Alvinit mund ta përdorë Asadi’/ AP zbardh prapaskenat gjeo-politike

E Enjte, 07 November 2019 13:11

Lirimi i Alvinit nga një kamp sirian ka ndezur betejën e zakonshme për marrjen e meritave mbi operacionin e udhëhequr nga një njësi speciale italiane.

Por mediat amerikane e vënë fokusin tek një panorama akoma më e madhe gjeo-politike.

Associated Press, në një shkrim të publikuar nga gazetat më të mëdha në SHBA, shkruan se 11-vjeçari, i cili kishte mbetur vetëm në kampin Al Hol pas vdekjes së mamasë, kishte tërhequr mbi vete vëmendjen e opinionit publik pas një emisioni televiziv.

Por, ishte ndryshimi i situatës strategjike në verilindje të Sirisë, që e mundësoi krijimin e korridorit për shpëtimin e Alvinit.

“Evakuiimi erdhi pas ndryshimit të panoramës strategjike në verilindje të Sirisë. Forcat e drejtuara nga kurdët, që kontrollojnë kampin, janë afruar kohët e fundit me qeverinë siriane, pasi ata u braktisën nga SHBA pas viteve luftë së bashku kundër ISIS.

Pikërisht ky ndryshim hapi rrugën për lirimin e djalit të mërkurën. Prandaj ai fluturoi në shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe nga qyteti Qamishli drejt kryeqytetit sirian, Damask, në vend që të udhëtonte drejt Irakut verior”.

Në këtë kamp jetojnë 70 mijë persona. Por pak prej tyre kanë arritur të rikthehen në vendet e tyre si në Francë, Rusi apo Australi. Megjithatë, rasti i Alvinit ishte i pari që u lehtësua nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe.

Françesca Rocca nga kjo organizatë tha se ky është një lajm pozitiv, por në parim mbetet vetëm një pikë në oqeanin e vuajtjeve.

AP shkruan se ekziston frika që lirimin e Alvinit ta përdorë edhe sundimtari sirian, Bashar al Asad.

“Lidhja me Asadin ka shtuar mundësinë që presidenti i Sirisë të mund ta përdorë lirimin e djalit për kapital politik dhe për një fushatë marrëdhëniesh me publikun. Një numër vendesh europiane kanë hezituar që të lejojnë ish-anëtarët e ISIS ose të afërmit e tyre që të kthehen- por presioni i madh i publikut ka bërë një përjashtim për rastin e Alvinit”, shkruan agjencia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...