Pesë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme, si pasojë e shembjes së tavanit në teatrin Piccadilly, në Londër. Të pranishmit po shijonin një shfaqe klasike të kantautorit të njohur amerikan, Arthur Miller.
E gjithë ngjarja shkaktoi ankth dhe panik mes spektatorëve në sallë. Menjëherë u bë evakuimi i të pranishmëve, përfshi edhe artistët. Ndërkohë të plagosurit u nisën drejt urgjencës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia britanike ka nisur hetimet mbi ngjarjen për të mësuar shkaqet e shëmbjes që vuri në rrezik jetën e të pranishmëve atje.