Dy punonjës të Twitterit akuzohen për spiunazh për Arabinë Saudite

E Enjte, 07 November 2019 15:56

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar dy ish-punonjës të Twitterit për spiunazh ndaj përdoruesve në emër të Arabisë Saudite. Akuzat e zbuluara në një gjykatë të San Franciskos tregojnë se Ali Alzabarah dhe Ahmad Abouammo përdorën kredencialet e tyre si punonjës të Twitter-it për të marrë informacione në llogari të përdoruesve të veçantë të Twitter.

Abouammo, një qytetar amerikan, u arrestua të martën. Alzabarah, një qytetar saudit, mbetet i lirë. Prokurorët thanë që Abouammo falsifikoi dokumentet dhe gënjeu agjentët e FBI-së.

Alzabarah akuzohet se ka hyrë në të dhënat personale të më shumë se 6.000 përdoruesve të Twitter-it në vitin 2015, duke përfshirë një shtetas saudit i cili ishte mik i Jamal Khashoggit, gazetari i Washington Postit i cili dyshohet se u vra dhe trupi i tij u shpërbë nga agjentët sauditë.

Një person i tretë, shtetasi saudit Ahmed Almutairi, akuzohet për spiunazh dhe ka shërbyer si ndërmjetës midis punonjësve të Twitterit dhe zyrtarëve sauditë. Alzabarah dhe Almutairi besohet se janë në Arabinë Saudite. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...