Moti i keq me reshje të dendura shiu duket se nuk ka përfshirë vetëm vendin tonë. Më shumë se dy milion njerëz në Indi dhe Bangladesh janë evakuuar ndërsa cikloni Bulbul goditi Gjirin e Bengalit.
Stuhia goditi vendin rreth mesnatën e të shtunës, pranë ishullit Sagar në Indian West Bengal, dhe pritet të shkaktojë dallgë deri në 2 metra të larta. Sipas medieve lokale, të paktën dy persona kanë humbur jetën nga cikloni deri tani.
Shërbimet në shumë porte dhe aeroporte në rajon u pezulluan gjithashtu – përfshirë në aeroportin e Kalkutës. Dy portet më të mëdha të Bangladeshit, Mongla dhe Chittagong, u mbyllën dhe fluturimet në aeroportin Chittagong u ndaluan.
Shah Kamal, sekretari i menaxhimit të fatkeqësive në Bangladesh, i tha agjencisë AFP se banorët e evakuuar ishin zhvendosur në më shumë se 5,500 vend strehimesh.