Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët do të takohen më 14 nëntor për të biseduar për “progresin e aleatëve të NATO-s në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që të sigurohet ndarje e barabartë e barrës” së shpenzimeve.
Takimi Trump-Stoltenberg vjen para mbajtjes së samitit të NATO-s që është përcaktuar të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër.
Ky takim vjen në kohën kur presidenti amerikan po vazhdon përpjekjet e tij që të shtyjë vendet anëtare të Aleancës që të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre.