Hong Kong, plagoset rëndë protestuesi

Hënë, 11 November 2019 21:56

Në Hong Kong, një protestues u plagos rëndë me armë zjarri të hënën nga një polic, ngjarje që shënon një përshkallëzim dramatik të demonstratave pro-demokracisë.

Pamjet video tregojnë një polic duke i drejtuar armën një protestuesi të maskuar ndërsa po përpiqej ta arrestonte. Oficeri më pas hapi zjarr ndaj një protestuesi të dytë me rroba të zeza që po afrohej.

Policia e Hong Kong konfirmoi se një protestues ishte qëlluar. Autoritetet e spitalit thanë se protestuesi i plagosur ishte në gjendje kritike.

Ngjarja vjen ndërsa protestat e fundjavës që e kanë zhytur territorin kinez në kaos prej pesë muajsh, vazhduan edhe të hënën. Grupe të vogla protestuesish të maskuar bllokuan disa kryqëzime rrugësh dhe linja hekurudhore si dhe vandalizuan disa biznese.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me topa uji për të shpërndarë protestat në pjesë të ndryshme të qytetit, përfshirë kampusin e Universitetit Politeknik të Hong Kongut.

Pati gjithashtu njoftime se një personi iu vu zjarri pasi e kishte spërkatur trupin me benzinë. Shefja Ekzekutive Carrie Lam, e cila është bërë shënjestër kritikash, e dënoi ngjarjen si "një shkelje flagrante të paqes dhe sundimit të ligjit".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...