Bashkimi Evropian sot prezantoi sistemin për vendosje të sanksioneve të Turqisë për shkak të shpimit të paautoziruar në Detin Mesdhe në afërsi të Qipros.
Asnjë kompani turke deri më tani nuk është lëndë e sanksioneve, por ministrat e punëve të jashtme të BE-së të BE-së miratuan mekanizma që mundëson sanksionim të individëve apo firma, të cilët marrin pjesë ose janë përgjegjës për aktivitete të paautorizuara.
Vendet-anëtare të BE-së tani mund t’i theksojnë emrat e atyre për të cilët konsiderojnë se duhet të përfshihen me sanksione, të cilët përfshijnë ndalesa për udhëtime dhe bllokime të mjeteve për persona fizikë dhe juridikë, ndërsa qytetarëve dhe firmave të BE-së do t’u ndalohet të japin mjete financiare.