U përplasën me avion, vdesin 4 breza të familjes biznesmene

Tuesday, 03 December 2019 10:18

Hetuesit kanë mbërritur në vendin ku u rrëzua avioni në Dakotën e Jugut dhe mbetën të vdekur 9 anëtarë të një familje biznesmene. Katër breza të familjes Hansen po ktheheshin në shtëpi në Idaho Falls pasi një udhëtimi vjetor gjuetie kur u aksidentuan.

Avioni i tyre u rrëzua menjëherë pas ngritjes, rreth orës lokale 12:30 të shtunën në Chamberlain. Vetëm tre anëtarë të familjes i mbijetuan aksidentit ajror.

Mes të vdekurve ishin Jim Hansen Sr si edhe dy djemtë e tij Kirk dhe Jim Jr, që themeluan dhe drejtuan kompaninë e naftës Conrad & Bischoff si edhe kompaninë Kyani, me produkte për lëkurën.

Dy djemtë e Kirk Hansen gjithashtu vdiqën në aksident, së bashku me dy dhëndrat e tij. Viktimat e tjera ishin djali i Jim Jr dhe një prej nipërve të tij.

Të gjithë ata po udhëtonin me një avion Pilatus PC-12 me një motor të vetëm, i cili nuk ka regjistrues të të dhënave me zë. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por moti i keq mendohet se është një nga faktorët e mundshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...