Zëvendësoi ish-kreun e ISIS-it, arrestohet në Irak Abu Khaldoun

E mërkurë, 04 December 2019 09:37

Mediat e huaja raportojnë se një zëvendës i ish-udhëheqësit të ISIS Abu Bakr al-Bagdadi, është arrestuar ditën e djeshme nga forcat e sigurisë irakiane.

Sipas organit të komunikimit të Irakut “Security Media Cell”, një terrorist i njohur si Abu Khaldoun u arrestua në qytetin Hawija në provincën irakiane të Kerkuk.

Abu Khaldoun thuhet se ishte zëvendës i al-Bagdadi dhe ishte komandant ushtarak për provincën Salah al-Din. Sipas forcave irakiane të sigurisë, ai u kap i gjallë dhe mbante me vete një dokument identifikimi të rremë.

Mediat e huaja raportojnë se policia vendase  pasi mori informacione të sakta mbi të, e arrestoi terroristin e njohur Abu Khaldoun në një apartament në zonën e Hawija të provincës së Kirkakut.

Kujtojmë se lideri i ISIS, Abu Bakr la-Bagdadi u vra më 27 tetor, i konfirmuar dhe nga presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një aksioni ushtarak. Ai vrau veten duke shpërthyer jelekun eksploziv që kishte veshur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...